VIDEO/ Ish-kryeministri i shkul flokët gazetares, kritika në forta në rrjet

Një incident mes ish-kryeministrit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali. Gazetarja i kërkoi një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Vetë Prodi deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues. Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.

SHKARKO APP