VIDEO/ Plas sh*rri, deputetët pë*plasen fiz*kisht me njëri-tjetrin
Në Kuvendin e Bosnje-Hercegovinës ka plasur sherri, ku deputeti i SDA, Haris Zahiragiq dhe ai i NiP, Elvis Vreto, janë konfliktuar fizikisht. Zahiragiq iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriq (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht. Vreto iu afrua në përpjekje për ta qetësuar, por Zahiragiqi me shumë agresivitet e largoi prej tij. Vreto nuk u kundërpërgjigj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan përfaqësues të tjerë të shumtë në përpjekje për t’i qetësuar palët. Më pas Okeriqi shpalli pushim ndërsa Zahiragiq vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriqit.
Haos u Skupstini KS @n1info pic.twitter.com/5vUds0sPaW
— Sunčica Lukić (@SunshineN1Sa) March 14, 2024