VIDEO/ Shmanget tragjedia më e madhe ajrore

Një fluturim Air Canada gjatë uljes kërcënoi të provokonte katastrofën më serioze dhe më të madhe në historinë e aviacionit, gjatë tentativës për tu ulur në aeroport, bën të ditur Agjencia Federale për Sigurinë e Transportit në SHBA (NTSB).

Ngjarja daton në 7 korrik 2017, kur aeroplani A320 i Air Canada me 140 persona në bord, gjatë fluturimit natën, gjatë tentativës përfundimtar, pa rezultat për tu ulur në aeroportin e San Franciskos, mori leje për të qëndruar në pistën 28R. Por piloti u ul në një tjtër pistë të aeroportit, paralelisht me atë kryesor, ku kishte katër avionë që prisnin ngritjen.

“Vetëm disa metra larg, disa barriera e penguan avionin duke shmangur ndoshta aksidentin më të madh të aviacionit në histori”, tha Bruce Landsberg, nënkryetar i Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit duke publikuar raportin e agjencisë të lëshuar të premten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?