VIDEO/ Tym, dh*në e flakë në Sofje. Protestë jashtë stadiumit ku luhet Bullgari-Hungari

Protesta të forta ka shpërthyer para stadiumit kombëtar në Sofje, ku është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndeshja kualifikuese për Euro2024 midis Bullgarisë vendase dhe Hungarisë mike.

Mijëra tifozë bullgarë të futbollit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke protestuar kundër mënyrës si po menaxhohet Federata e Futbollit, një demonstratë që përfundimisht është mbizotëruar nga aktet e dhunës.

Rreth 1,600 policë me pajisje për rebelim u stacionuan rreth stadiumit në qendër të Sofjes, ndërsa mediat raportojnë se disa protestues kanë mbetur të plagosur nga përplasjet me forcat e rendit.

Ajo çka tërboi tifozët bullgarë dhe i bëri të dalin në shesh për të zbrazur zemërimin ishte vendimi i drejtuesve të Unionit Bullgar të Futbollit për të luajtur ndeshjen e së enjtes me tribunat bosh.

SHKARKO APP