Video/ U kap duke vjedhur, burri pështyn policinë dhe i thotë duke qeshur se ka koronavirus

Kriminelët vazhdojnë të përdorin koronavirusin si armë kundër policisë. Së fundmi janë burgosur 4 banditë në Kent dhe Dorset pasi kanë pështzrë, kollitur ose teshtirë oficerët gjatë arrestimit të tyre.

Oliver Cook, 35 vjeç i cili u arrëstua jashtë një supermarketi në Whitstable, Kent, pasi u përpoq të vidhte mish, ka kërcënuar oficerët se do i pështynte.

Ai pështyu një oficer të policisë dhe pasi u kap, Oliver u shpreh duke qeshur se ai është i infektuar me koronavirus.

Nga pamjet e publikuara, Cook shihet duke thënë vazhdimish “Unë kam korona, largohu nga unë”, ndërkohë që u shtri në trotuar para gjithë njerëzve.

Ai u akuzua më vonë për dy akuza për sulm ndaj një punonjësve të policisë, vjedhje dhe dëm kriminal në incidentin e së dielës në mbrëmje. Ai u dënua me 120 ditë burg.

SHKARKO APP