Video/ Vaksinohet personi i parë me AstraZeneca, merr dozën 82-vjeçari anglez në dializë

Një 82-vjeçar është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Oxford-AstraZeneca që kur u miratua për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar.

Brian Pinker, një pacient në spitalin Churchill në dializë për sëmundjen e veshkave, ishte i pari që mori dozën e parë të vaksinës në orën 7:30 me orën lokale të hënën në mëngjes.

Menaxheri i mirëmbajtjes, në pension tha se mezi priste të kalonte përvjetorin e tij të 48-të të martesës me gruan e tij, Shirley në shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Personi i dytë që mori vaksinën ishte Trevor Cowlett, një mësues muzike 88-vjeçar, ndërsa i treti ishte profesor Andreë Pollard, një pediatër që punonte në Spitalet e Universitetit të Oksfordit.

Rreth 53,000 doza të Universitetit të Oksfordit fillimisht po shpërndahen në gjashtë spitale në Oksford, Sussex, Lancashire, Ëarëickshire dhe dy në Londër.

Pjesa më e madhe e furnizimeve do të dërgohen në më shumë se 700 shërbime dhe shtëpi kujdesi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?