VIDEO/ Zjarr i madh në Korinth, banorët urdhërohen të evakuohen
Një zjarr i madh ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave. Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t’u evakuuar. Një pyll me pisha dhe bredha po digjet në një lartësi prej 1000 metrash, teksa zjarrfikësit po përballen me një situatë tejet të vështirë.
KOHA JONË SONDAZH

