Videoja e nuses 12 vjeçare nga Libani, dhe 37.000 fëmijët që martohen çdo ditë
Disa reaguan me zemërim dhe konfuzion, ndërsa të tjerët paraqisnin një shikim aprovues, madje edhe duke ofruar urimet e tyre. Një vajzë 12-vjeçare, në një fustan të bardhë dhe vello, qëndron pranë një njeriu që duket si gjyshi i saj. Ata po pozonin për fotot e dasmës së tyre, me pamje nga deti. Kalimtarët e kanë akuzuar dhëndrin si “kriminel”. Dhëndri përgjigjet: “Kjo nuk është puna juaj. I mora leje prindërve të saj”.
Nusja dhe dhëndëri janë aktorë, dhe pjesë e një studimi sociologjik”.
Videoja ka mbledhur më shumë se 1,7 milionë shikime dhe hedh dritë mbi gjendjen e tmerrshme e mijëra vajzave të reja në Liban, Siri dhe në mbarë botën të cilët janë të detyruar të bëjnë martesë me burra shumë më të moshuar.
Gati 15 milionë vajza që janë të detyruara të martohen çdo vit. 1.2 miliardë vajza do të jetë të detyruar të martohen deri në vitin 2050. Komisioni Kombëtar për Çështjet e Grave në Libi ka prezantuar një projekt-ligj në parlament gjatë vitin 2015 që do të kërkonte që një gjyqtar civil, dhe jo vetëm një tribunat fetar, të miratojë të gjitha martesat e fëmijëve. Projekt-ligji ka ende për t’u adresuar. Maya Ammar, koordinatore komunikimi, tha: “Skena
është dashur të duket shokuese, sepse praktika në vetvete është tronditëse”.
Në disa zona të Libanit, një prind mund të japë lejen për vajzën e tyre që të martohet, kur ajo të ketë mbushur moshën nëntë vjeçare. Vlerësimet e martesës së fëmijëve në Liban nuk përfshijnë fluksin e mijëra refugjatëve sirianë, ku bijat e të cilëve janë gjithnjë e duke u martuar në moshë të re për shkak të përkeqësimit të situatës në vendin e tyre. Nëpër botë, një në tri vajza me të ardhura të mesme në familje janë martuar para se të mbushin 18 vjeçe, dhe një e treta e atyre vajzave janë më pak se 15 vjeç. Këto vajza kanë më shumë gjasa të jenë viktima të dhunës në familje dhe më pak gjasa për të shkuar në shkollë. Shkaqet e dyta dhe të treta kryesor e vdekjes së nuseve të mitura është lindja dhe vetëvrasja.
Burimi: The Indepedent/ Përshtati: Redjon Shtylla
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=F-OYqm7n0WE” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

