Videoskandali, shkarkohet Ministri (VIDEO)
Pre e një videoskandali, ishte Ministri i Mirëqenies për Gratë dhe Fëmijët në Dehli të Indisë. Ai është shkarkuar mbrëmjen e së mërkurës pas publikimit të një videoje, ku ai shfaqet duke u puthur me dy femra.
Sandeep Kumar, i martuar prej vitesh, është përfshirë në një skandal seksual, pamjet e të cilit janë transmetuar nga televizionet lokale.
35-vjeçari deklaronte një vit më parë se prekte çdo ditë këmbët e gruas së tij për ta falënderuar për sakrificat që ajo bënte për të.