Vietnami jep shpresë, shëron të gjithë të prekurit me koronavirus
Vietnami është dhe vendi që deri më tani ka arritur që të shërojë të gjithë të prekurit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Vietnam ishin të prekur 16 persona me virusin vdekjeprurës dhe tashmë edhe një pacientë i fundit nga Wuhani është shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, në reanimacion ndodhet dhe një foshnje 3-muajshe, e cila nuk ka më shenja nga virusi. Vietnami shënoi të infektuarit e parë me koronavirus në 23 janar dhe 2 pacientët e parë ishin shtetas kinezë.