Vijon të jetë shqetësues bilanci në Britaninë e Madhe, 213 viktima të tjera nga Covid-19

Bilanci i viktimave ditore në Britaninë e Madhe vijon të mbetet shqetësues. Brenda 24 orëve, vendi ishullor ka regjistruar 213 viktima të tjera nga koronavirusi.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Angli raportoi 185 viktima të tjera në spitalet e vendit, këtu nuk llogariten vdekjet që mund të kenë ndodhur në shtëpitë e kujdesit. Ndërsa, Skocia njoftoi 12 viktima të tjera, Uellsi 14 ndërsa në Irlandën Veriore ndërruan jetë vetëm dy persona.

Shifrat e fundit vijnë në një kohë kur në vend po raportohet për probleme madhore me sistemin e testimit dhe gjurmimit të Shërbimi Kombëtar Shëndetësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë këtu se Britania e Madhe është vendi i pestë në botë më i prekur nga koronavirusi i paraprirë nga SHBA, Brazili, Rusia dhe Spanja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?