Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Virologu gjerman: Edhe 100.000 të vdekur të tjerë këtë dimër në Gjermani, nga Covid

Bota E mërkurë, 10 Nëntor 2021 12:00
Virologu gjerman: Edhe 100.000 të vdekur të tjerë këtë dimër në Gjermani, nga Covid
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten ka paralajmëruar Gjermaninë. Nëse vendi nuk bën përpara me vaksinimin, mund të ketë edhe 100.000 të vdekur të tjerë në muajt e ardhshëm, thotë ai.

Christian Drosten është një nga virologët më të njohur gjermanë, po ashtu i njohur në botë, dhe fjala e tij mbi pandeminë gjithmonë dëgjohet me vëmendje në Gjermani, ashtu siç edhe ndez debat. Në një podcast të fundit të tij ai ka paralajmëruar Gjermaninë nga “një dimër shumë i vështirë” dhe madje i sheh të mundura edhe kufizimet e kontaktit, shkruan agjencia e lajmeve DPA.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse nuk ka sukses në drejtim të vaksinimit, atëherë Gjermania duhet të përgatitet për të paktën 100.000 të vdekur të tjerë nga Corona, “para se të qetësohen ujërat”, tha ai në podcastin javor për NDR. Madje ai e cilëson atë si “një vlerësim të kujdesshëm”. Drosten e merr këtë shifër nga krahasimi me Britaninë e Madhe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prof. Christian Drosten drejtues i virologjisë në Charite në Berlin shprehet në lidhje me gjendjen në spitale e trajtimin intensiv. “Kemi për momentin një situatë emergjence”. Ai kërkon “që të veprohet menjëherë”. Për këtë duhen diskutuar edhe masa për “të cilat ne shpresonim, se i kishim lënë pas.”

Mund t'ju interesojë

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Para 55 minutash
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metr...

Para 1 ore
Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeq...

Para 1 ore

Kufizimi i kontakteve – një mundësi

Sipas virologut “ne duhet të kontrollojmë ndoshta sërish zhvillimin e infektimeve përmes masave të kontaktit, jo ndoshta, por me siguri”. Megjithatë ai pranon, se do të ishte e vështirë nga ana juridike, që të vendosen masa të zgjeruara të kufizimit të kontaktit. Si mundësi tjetër për të mos shkuar deri tek kufizimi i kontaktit, virologu gjerman përmend vaksinimin përforcues.

Kjo është diçka për të cilën vërtet besoj”, por Drosten pranon, se fillimisht duhen vaksinuar personat e moshuar për herë të tretë që të evitohen rastet e vdekjeve. “Qëllimi ideal është një popullsi tre herë plotësisht e vaksinuar”, citon DPA virologun Drosten.

Të vaksinuarit e transmentojnë virusin

Kush nuk është vaksinuar dhe shkon me një test negativ në punë apo në ndonjë aktivitet, mund të infektohet aty, sepse edhe të vaksinuarit mund ta transmentojnë virusin. Drosten thotë, se masa që të rifuten sërish testet nuk është e gabuar si parim, por “ajo paraqitet si një frenë emergjence, e nuk ka për të qenë aspak e tillë”.

Christian Drosten thotë, se i duhet bërë e qartë popullatës, “se situata është shumë serioze këtë moment”. “Ne jemi në një situatë të keqe. Kemi 15 milionë vetë që mund të ishin vaksinuar dhe duhet të ishin vaksinuar.” Rruga për daljen nga kjo situatë është e qartë: “Ne duhet të mbyllim boshllëqet e vaksinimit.”

Etiketat e lidhura

virologu gjerman
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Tani

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 26 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 42 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 43 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.