Virusi kinez/Bota në panik, shkon mbi një mijë numri i viktimave
Virusi kinez ka marrë përmasa të frikshme. Shkon 1013 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit, ndërsa 42 mijë e 500 persona raportohen të infektuar në shkallë globale.
Mediat vendase bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën rreth 103 persona në Hubei. Kjo çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve në territorin e Kinës në të paktën një mijë e 11, duke përfshirë një në Hong Kong dhe një në Filipine.
Autoritetet në Hubei konfirmuan të hënën 2 mijë e 97 raste të reja të virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në rajon në 31 mijë e 728. Po ashtu, mësohet se më shumë se 25 mijë pacientë janë shtruar në spital, përfshirë një mijë e 298 të cilët janë në gjendje kritike, sipas autoritetit shëndetësor.