Virusi kinez në Itali/ Pezullohen taksat, faturat dhe pagesat e kredive

Pas emergjencës së koronavirusit, qeveria italiane pritet të miratojë dekretin për ndihmën financiare ndaj qytetarëve dhe bizneseve në komunat e karantinuara. Do të merren masa të jashtëzakonshme, njësoj si në rastet e katastrofave natyrore, siç janë tërmetet. Dekreti përfshin pezullimin e taksave, faturave si dhe pagesave për këstet e kredive bankare. Pezullimi i pagesave ka të bëjë me taksat ndaj administratës qëndrore dhe taksat vendore, si dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

SHKARKO APP