Virusi kinez nuk u përhap nga lakuriqët e natës, doli nga një laborator

Virusi kinez ka tronditur thellë sigurinë e jetës në të gjithë botën. Një grup shkencëtarësh të universitetit, ‘South China University’ nxjerrin detaje të reja në lidhje me coronavirusin. Sipas burimeve zyrtare të mëhershme virusi u është transmetuar njerëzve nga lakuriqët e kontaminuar të shitur në një treg peshku në Wuhan, qytet epiqendër e virusit.

Biologët Botao Xiao dhe Lei, raportuan se coronavirusi e ka origjinën në një laborator afër tregut në epiqendrën e qytetit të epidemisë.

Pra shkencëtarët kundërshtuan versionin zyrtar se patogjeni u transmetua drejtpërdrejt nga lakuriqët te njerëzit pasi probabiliteti që këta kafshë të mund të fluturonin nëpër treg është “shumë i ulët”.

Për më tepër ka edhe dëshmitarë që thonë se lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe veçanërisht në atë treg. Deri tani në Kinë nga virusi i tmerrshëm kanë vdekur 1 770 persona.

SHKARKO APP