Virusi Zika më i “frikshëm se sa kemi menduar”

Virusi Zika është më shumë se një kërcënim janë shprehur zyrtarët amerikanë të shëndetit publik. Duke folur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Dr Anne Shushat nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se virusi kishte potencial që të përhapet në më shumë shtete të SHBA-së por dhe në më tej.

Dr.Shushat u tha gazetarëve: “Shumica e asaj që kemi mësuar nuk është e siguruar. “Çdo gjë që ne shikojmë me këtë virus duket të jetë pak e frikshme se sa kemi menduar fillimisht”.

Sipas raportit të fundit të CDC, ka pasur 346 raste Zika të konfirmuar në SHBA, të gjitha të diagnostikuar. Nga këto raste, 32 ishin gra shtatzëna dhe shtatë nga akti seksual, i cili është i transmetueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Virusi Zika është i lidhur me një defekt gjatë  lindjes e njohur si mikrocefalia, e cila ndikon te fëmijët e lindur me tru të pa zhvilluar siç duhet dhe i vogël, si dhe një sindromë neurologjike e cila mund të shkaktojë paralizë. Zika është përhapur kryesisht nëpërmjet kafshimit të një të insekti, mushkonjë. Kjo specie aktualisht është e pranishme në 30 shtete të SHBA, jo në 12 siç është menduar më parë. Nuk ka kurë për tani dhe nuk ka as vaksinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Obama i ka kërkuar Kongresit Amerikan 1,9 miliardë euro për t’u marrë në mënyrë specifike. Ndërkohë qeveria ka përdorur paratë e mbetura nga fondi i virusit Ebola e cila arriti në 589.000.000 euro. Virusi është përhapur tashmë në të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibe.

Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?