Viti 2019, festë në të gjithë globin

Qiejt në të gjithë botën u ndriçuan ndërsa njerëzit pritën fillimin e vitit 2019. Që nga Koreja e Veriut e deri në Britaninë e Madhe, njerëzit kanë festuar Vitin e Ri me fishekzjarre dhe festime.

Topi i kristaltë në Nju Jork u ul si zakonisht përpara turmës elektrizuese në Times Square. Moti i ftohtë dhe shiu nuk i pengoi miliona vetë të prisnin performancat e Christina Aguilera, Sting dhe Snoop Dogg. Ndërsa në minutat e fundit të ndërrimit të viteve, shqiptarja Bebe Rexha këndoi “Imagine” të John Lenon për të kaluar më pas tek “New York New York” të Frank Sinatrës, në momentet e para të 2019.

Festa në Nju Jork dhe qytete të tjera amerikane ishte ndalesa e fundit e festimeve që më herët nisën në pjesë të tjera të globit, nga Azia në Evropë. Në Rio de Zhaneiro, Krishti shpëtimtar u mbulua nga ngjyrat, ndërsa më shumë se 2 milionë brazilianë kërcenin në plazhet e Kopakabanës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Festa e madhe nisi në Sidnej me spektaklin më të madh të fishekzjarreve, që gozhdoi para tij 1.5 milionë vetë. Në Hong Kong, qindra e mijëra vetë mbushën rrugët përgjatë gjirit Viktoria, për një spektakël 10 minutësh që e bëri natën ditë. Në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, më shumë se 500 çifte u kurorëzuan në një martesë masive të organizuar nga qeveria në mbërritjen e Vitit të Ri. Në Japoni, banorët lokalë iu drejtuan tempujve për të pritur 2019. Në Dubai po ashtu spektakli i fishekzjarreve mbi kullën më të lartë në botë, Burj Khalifa, ishte i mahnitshëm. Edhe në Sirinë e gjunjëzuar nga 8 vite luftë civile, njerëzit festuan, me shumë familje që dolën edhe nëpër restorante e bare. Rusia e priti Vitin e Ri në disa zona kohore. Koncertet dhe festimet më të ethshme ishin përqendruar padyshim në parqet e Moskës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Paris, fishekzjarret dhe një spektakël dritash u përqendruan në Champs Elysee, me protestuesit jelekëverdhë në mesin e turmës prej mbi 300 mijë vetësh. Në Berlin ndërkohë, adhuruesit e muzikës festuan në portat e Brandenburgut. Edhe Londra festoi ardhjen e Vitit të Ri, pavarësisht paqartësive të mëdha për të ardhmen e vendit. Të parët të cilët e kanë përshëndetur vitin 2019 kanë qenë banorët e ishullit Tutuila në Samoa. Ata kanë festuar 12 orë para shumicës së evropianëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?