Vizita e Trump në Angli, irritohen mediat: Arrogant, e la të priste Mbretëreshën

Ditën e djeshme Mbretëresha Elizabetë ka mirëpritur Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë në Kështjellën Uindsor.

Donald Trump është Presidenti i dymbëdhjetë amerikan që takohet me Mbretëreshën dhe pi çaj me të.

Mirëpo mediat britanike nuk e kanë pëlqyer aspak sjelljen e Trump ndaj Mbretëreshës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo pasi ai e la të priste Elisabetën II për gati 15 minuta dhe sikur të mos mjaftonte kjo kur dolën në lulishte ai doli të ecte para Mbretëreshës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat shkruajnë se Trump e mbuloi thuajse fare Mbretëreshën duke u treguar aspak xhemntil.

Jo vetëm kaq por mediat kanë shkruar edhe për foton e presidentit amerikan në kolltukun e Ëinston Churchill.

Ato e kanë cilësuar mënyrën e pozimit të tij si arrogante.

Megjithatë vetë Trump është shprehur mjaft i kënaqur për takimin me Mbretëreshën.

Ai tha për “The Sun”:

Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Nëse e mendon thellë, ka gjithë këto vite që përfaqëson vendin e saj dhe nuk ka bërë kurrë gabime. Nuk është vënë asnjëherë në siklet nga ndonjë veprim i saj. Është thjesht e pabesueshme. Bashkëshortja ime është fanse e saj.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?