Vizitë në Afganistan? Ja çfarë thotë Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald trump mund të kryej një vizitë të parë në trupat amerikanë të vendosur në Afganistan. Kështu la të kuptohet gjatë fjalës së tij për festën e Falënderimeve.

“Do t’ju takoj kur të vini në SHBA, ose ndoshta do t’ju shoh atje”, u shpreh Trump ndërsa i drejtohej një koloneli. Ndërkohë, i pyetur më gjerësisht nga gazetarët lidhur me këtë vizitë, presidenti amerikan tha: “Në kohën e duhur do të bëjmë ca gjëra shumë interesante”.

Trump ka marrë kritika të shumta për faktin se ende nuk e ka kryer një vizitë të tillë, pasi në Afganistan ndodhen rreth 14 mijë trupa amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?