Vjen një tjetër lajm fantastik nga Kina, vendi ku shpërtheu pandemia që po vret botën

Për të tretën ditë radhazi, Kina nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus, madje as në Wuhan, vendin e shpërthimit të pandemisë.

Në të dhënat e reja, Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) përmend vetëm 41 raste të importuara nga jashtë.

Nga këto ka 14 raste në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong dhe 4 në Fujian; dy secila në provincat e Zhejiang, Shandong dhe Shaanxi; një në Sichuan.

Asnjë nga të infektuarit nuk është shtetas kinez, por janë të ardhur nga vendet e tjera. Kujtojmë se Kina është një nga vendet me numrin më të lartë të të prekurëve, ndërkohë që Italia ka më shumë viktima.

SHKARKO APP