Vjosa Osmani: Kontributi për demokracinë nuk mbaroi në 17 tetor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Pas votimit, Osmani shpreson që raundi i dytë i zgjedhjeve të jetë i lirë dhe demokrati njësoj si faza e parë e 17 tetorit.
“E dimë të gjithë se kontributi qytetar për demokracinë nuk ka përfunduar me 17 tetor. Sot është një ditë e rëndësishme dhe është me rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar që nesër të kenë një jetë më të mirë në komunat e tyre. Shpresoj që si në të kaluarën të kemi një pjesëmarrje aktive dhe ky proces të konsiderohet demokratik dhe i lirë sikurse para një muaji”.