Vladimir Putin betohet për shkatërrimin e ISIS
Siria dhe përfshirja e Rusisë në luftë, janë në një gjendje që nuk i dihet fundi. Së fundi në një prononcim për mediat vendase, udhëheqësi rus ka deklaruar se xhihadistët do të tremben kur të shohin forcën e plotë të agresionit që Rusa zotëron. Sipas Putin, Moska është e gatshme të qëllojë militantët me "armët më moderne", që njerëzimi ka parë. Rusia është aktualisht në mes të një fushate shpërthyese kundër grupit terrorist, i njohur ndryshe dhe si Daesh. Duke folur për ushtrinë ruse në Siri, Presidenti Putin thekson se: "Ne shohim se si në mënyrë efikase pilotët tanë dhe agjentët e inteligjencës koordinojnë përpjekjet tona me lloje të ndryshme të forcave, forcave tokësore, detare dhe aviacionit.
Moska ka identifikuar më shumë se 2.900 qytetarëve të saj të dyshuar për t'u bashkuar ISIS dhe grupe të tjera radikale islamike, dhe është aktive për ti kthyer ata në Rusi. Vetëm një jave pas votimit historik, kryeministri David Cameron ka folur në telefon me presidentin Putin, dhe palët politike u zotuan se do të punojnë së bashku për të shkatërruar ISIS. Rusia ka kryer sulme ajrore të përditshme në Siri që nga 30 shtator edhe pse SHBA-ja e ka akuzuar Rusinë për mbështetjen që po i jep regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asadit. Muajin e kaluar në një sondazh të gazetës britanike Express.co.uk u shpall se kryqëzata ruse në Siri ka mbështetjen e më shumë se dy të tretat e britanikëve. Më shumë se 27.000 njerëz votuan me 71 për qind duke thënë se ata "mbështesin fushatën e bombardimeve të Rusisë në Siri".
Express.co.uk Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

