Vladimir Putin lavdëron fitoret dhe testimin e raketës bërthamore “Burevestnik”

Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar fuqinë ushtarake të vendit të tij gjatë një takimi me ushtarakë të lartë.

Në një video të publikuar sot nga Kremlini, Putin, i veshur me uniformë ushtarake, tha se forcat e armatosura kishin arritur shumë suksese në luftën kundër Ukrainës dhe konfirmoi testimin e suksesshëm të raketës “Burevestnik” me rreze të gjatë dhe të fuqizuar nga energjia bërthamore.

Putin u informua fillimisht nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, mbi situatën aktuale në front. Sipas Gerasimov, trupat ukrainase në qytetet Pokrovsk në rajonin Donetsk dhe Kupiansk në rajonin Kharkiv janë rrethuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, 5 000 ushtarë ukrainas ndodhen të rrethuar. Ky informacion nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gerasimov tha se raketa qëndroi në ajër për 15 orë dhe bëri një distancë prej 14,000 kilometrash. Putin e lavdëroi raketën si një “produkt unik që askush tjetër në botë nuk e ka”.

Presidenti rus i kërkoi shefit të Shtabit të krijojë infrastrukturën për të futur armën e re në forcat e armatosura.

Për herë të pare Putin përmendi zhvillimin e raketës bërthamore interkontinentale me rreze të gjatë veprimi në vitin 2018. Thuhet se janë kryer disa teste qysh atëherë. ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?