Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Lufta e Izraelit në Gazë është në udhëkryq

Bota E mërkurë, 10 Prill 2024 17:31
VOA: Lufta e Izraelit në Gazë është në udhëkryq
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izraelite nuk kanë arritur të eliminojnë Hamasin, apo të lirojnë personat që vazhdojnë të mbahen peng. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, disa analistë thonë se lufta mund të përshkallëzohet më tej. Mediat izraelite njoftuan se Izraeli do të blejë 40 mijë tenda për të evakuuar palestinezët nga qyteti Rafah, përpara ofensivës së planifikuar tokësore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë javë se Izraeli ka caktuar datën për ofensivën në qytetin Rafah në Gazën jugore. Analistët izraelitë thonë se edhe pa këtë ofensivë, lufta gjashtë mujore me Hamasin është në udhëkryq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Mund të jetë përshkallëzim drejt një lufte rajonale, për shkak të Iranit, për shkak të Hezbollahut dhe do të zhvendoset nga Gaza drejt veriut, nga një luftë e kufizuar në Gazë drejt një lufte rajonale, ose mund të ulen tensionet në një proces që mund të ulë luftimet dhe të zgjidhë disa nga problemet. Përballemi vërtet me ditë kritike”, thotë Amos Yadlin, ish-drejtor i zbulimit ushtarak izraelit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hamasi në Gazë dhe Hezbollahu në Liban janë organizata të mbështetura nga Irani dhe zoti Yadlin thotë se tensionet me Iranin janë rritur së tepërmi që kur sulmi izraelit vrau një gjeneral të lartë iranian në Damask muajin e kaluar.“Izraeli përpiqej të mos godiste iranianë. Por që nga 7 dhe 8 tetori, kur Irani hodhi në sulm kundër Izraelit organizatat që mbështet në Liban, Siri, Jemen dhe Irak, atëherë Izraeli e ndryshoi politikën e tij dhe në këtë rast duket si një goditje e madhe ndaj Iranit”, thotë zoti Yadlin.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

Janë shtuar edhe kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit për krizën humanitare në përkeqësim në Gazë. OKB-ja thotë se mbi një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë. Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut i tha kanalit televiziv BBC se ka të dhëna që Izraeli po e përdor urinë si mjet lufte.

“Ndëshkimi kolektiv që u shpall së bashku me rrethimin është një krim lufte dhe duhet trajtuar si i tillë”, tha Volker Turk, Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Izraeli thotë se problemi është me shpërndarjen e ndihmave dhe se nuk mban përgjegjësi për këtë.

“Po futen mjaftueshëm ndihma. Problemi qëndron tek shpërndarja. Është një problem shumë themelor që e shohim. Dhe mendoj se këtu duhet të pyesim se ku janë organizatat e OKB-së, ku janë organizatat e shoqërisë civile, ku janë njerëzit që duhen për t’i shpërndarë këto ndihma”, thotë Michal Hatuel Radoshitzky, analiste e sigurisë me kompaninë MIND Israel.

Egjipti ka organizuar bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për vendosjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, ndërsa ekzistojnë pikëpamje të kundërta për shanset që këto bisedime të dalin me sukses. /VOA/

Etiketat e lidhura

GazaIzrael
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.