VOA/Rusia kërcenon: Mos na detyroni të përdorim armë të reja se Kievi zgjohet i shkrirë komplet!

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Perëndimi po vinte në provë durimin e Rusisë, duke shtuar se ai, nuk ishte i pakufishëm.

Zoti Medvedev tha se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, që zoti Zelenskiy e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm që po ngadalëson përparimin e Rusisë, i ka krijuar tashmë Moskës baza ligjore, për të përdorur arsenalin e saj bërthamor.

Zoti Medvedev tha se Moska ose mund të përdorë në fund armët bërthamore, ose disa nga armët e saj të reja, jo-bërthamore, por vdekjeprurëse, për një sulm në shkallë të gjerë.

“Dhe me kaq do të merrte fund. Çka do të mbetej do të ishte një vend i shkrirë, një re gjigante gri, në vend të ‘nënës së qyteteve ruse”, shkruante ai në ‘Telegram’, duke iu referuar Kievit. (Marrë me shkurtime  nga “Zëri i Amerikës”).

SHKARKO APP