Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: SHBA, republikanët një hap përpara në procesin lidhur me presidentin Biden

Bota E enjte, 14 Dhjetor 2023 17:37
VOA: SHBA, republikanët një hap përpara në procesin lidhur me presidentin Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi të mërkurën me një shumicë të ngushtë për t’i hapur rrugën procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden për përfshirje të mundshme në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij. Shtëpia e Bardhë mohon që presidenti të ketë kryer ndonjë shkelje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Votimi për të përcaktuar nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj presidentit Joe Biden në Dhomën e Përfaqësuesve përfundoi me 221 vota pro dhe 212 kundër. Republikanët thanë se votimi shënoi një hap të rëndësishëm përpara në hetimin për përfshirjen ose jo të presidentit Biden në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij, Hunter.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 4 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 5 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 6 orësh

“Është një histori e njohur: Një politikan që ndërmerr veprime nga të cilat më pas përfiton financiarisht familja e tij dhe më pas ka një përpjekje për ta fshehur një gjë që të tillë”, tha Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan. Votimi i së mërkurës u jep republikanëve më shumë autoritet për të siguruar qasje në dokumente dhe prova për hetimin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është shumë e qartë që Shtëpia e Bardhë ka penguar hetimin tonë. Mendoj se mesazhi ynë sot është shumë i qartë. Ata duhet të bashkëpunojnë”, tha Kryetari i Komisionit të Mbikqyrjes, James Comer. Por Shtëpia e Bardhë tha se i ka përmbushur kërkesat e republikanëve.

“Ata kanë marrë 100,000 faqe dokumente. Kanë intervistuar dëshmitarë për 40 orë. Dokumentet dhe dëshmitarët që ata kërkuan, i hodhën poshtë akuzat e tyre të rreme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. Hunter Biden refuzoi kërkesën e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar me dyer të mbyllura të mërkurën, duke thënë se do të dëshmonte vetëm publikisht dhe se nuk kishte përfituar kurrë nga lidhjet politike të babait të tij.

“Në kulmin e krizës së varësisë nga droga, u tregova jashtëzakonisht i papërgjegjshëm me financat e mia. Por të sugjerosh se kjo përbën bazë për ngritje akuzash ndaj presidentit është përtej absurdit. Është e paturpshme. Nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimet se babai im ishte i përfshirë financiarisht në biznesin tim”, tha ai.

Një sondazh i fundit tregon se 44 për qind e amerikanëve është në favor të një hetimi të tillë – ndërsa 40 për qind janë kundër tij. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se votimi bëhej për arsye politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

“Shumica republikane do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj në shërbim të rizgjedhjes së (ish-presidentit) Donald Trump. Të gjithë e dimë se ai është pas këtij procesi”, tha ligjvënësi Robert Garcia.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson mund të hezitojë ta çojë më tej procesin, me votimin për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj presidentit Biden. Republikanët kanë vetëm një epërsi të lehtë dhe në një cikël zgjedhor, një përpjekje e tillë për shkarkimin e presidentit do të përbënte një rrezik politik për disa republikanë në zona të ndara politikisht. /VOA/

Etiketat e lidhura

Biden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 4 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.