Vojvodina: Duam edhe ne pavarësi nga Serbia

 

Një grup i njerëzve duket se e kanë marrë seriozisht ndarjen e Vojvodinës nga Serbia, derisa disa parti kanë paralajmëruar protesta me moton “Shëtitje nëpër Vojvodinë”, me qëllim që të tërheqin vëmendjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar, për siç thonë ata, situatën e vështirë në krahinën serbe, shkruan e përditshmja serbe 'Telegraf'.

Protesta planifikohet të mbahet më 5 nëntor, kurse në Novi Sad janë shfaqur edhe disa grafite në të cilat shkruan “Vojvodina=Katalunia”, transmeton lajmi.net.

Thuhet se pas këtyre mesazheve politike qëndron organizata “Vojvodina e re”, kurse grafitet janë vizatuar në rrugët më të frekuentuara të qytetit .

Ndërsa analisti Dragomir Angjelkoviç, ka deklaruar se e gjithë kjo është një uverturë për zgjedhje.

“Nuk duhet kuptuar si diçka shumë serioze, sepse një ide e tillë nuk ka mbështetje reale mes qytetarëve të Vojvodinës, por një fenomen nuk duhet edhe injoruar totalisht”, ka shtuar Angjelkoviç, duke thënë se vetëm ata që e urrejnë Vojvodinën mund t'i hedhin benzinë zjarrit.

SHKARKO APP