Volkswagen investon 650 mln dollarë në Argjentinë, krijon 2500 vende pune
Prodhuesi gjerman i makinave Volswagen ka në plan të investojë 650 milionë dollarë në një fabrikë në Argjentinë, për prodhimin e një makinë të re sportive. Lajmi bëhet i ditur nga qeveria argjentinase, ku prodhimi parashikohet të fillojë në vitin 2020.
Në një deklaratë për media, presidenti argjentinas Mauricio Macri vuri në dukje se një vit më parë qeveria, kompanitë dhe sindikatat ranë dakord të prodhojnë me milion makina në vit, shkruan scan.
Presidenti theksoi se në 2017 Argjentina ka shitur më shumë se 780,000 makina, me rekord shitjesh të kamionëve “që do të thotë se prodhimi po lëviz, ndërtimi po lëviz”.
Fabrikat e automobilave prodhuan afërsisht 393,650 njësi nga janari deri në tetor, sipas Shoqatës së Fabrikave Automobilistike të Argjentinës, 2.1 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
KOHA JONË SONDAZH

