Vonesa e Bidenit nervozon Melonin, mimikat e saj bëhen virale

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u pa  e nervozuar, ndërsa ajo dhe liderë të tjerë botërorë prisnin që presidenti Biden dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, të hapnin ditën e tretë të Samitit të NATO-s.

Biden dhe Stoltenberg më në fund hapën ditën e tretë të samitit rreth orës 10:40 të mëngjesit, pasi Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë për në samitin gati 20 minuta pasi ishte planifikuar të fillonte aktiviteti. Shtëpia e Bardhë gjithashtu e shtyu konferencën për shtyp të Bidenit në orën 6:30 pasdite.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti 81-vjeçar e mban Melonin në pritje këtë verë. Ai ishte i fundit nga liderët që mbërriti në takimin e G7 të muajit të kaluar në rajonin e Pulias të Italisë. “Nuk duhet të lini një grua të presë kështu”, i tha Meloni Biden-it me humor.

SHKARKO APP