Vrasësi mbyt 106-vjeçaren vetëm për 8 dollarë
Antonia Conceiçao da Silva ishte vetëm në shtëpi kur dikush hapi një vrimë në çati për të hyrë brenda. Ngjarja ndodhi në qytetin Feira Nova të Brazilit, popullsia e të cilit arrin në 8.500 banorë.
Sipas raportimeve të mediave, 106-vjeçarja po flinte në dhomën e ndenjies ndërsa nipi i saj ishte shkuar në një festë.
Trupi i saj i brishtë u zhvendos në disa cepa të shtëpisë teksa hajduti po kërkonte sende me vlerë. Policia raportoi se vrasësi i dyshuar vodhi vetëm 8 dollarë në çantën e saj, para se të arratisej. Raportimet e policisë tregojnë se në trupin e 106-vjeçares kishte dhe shenja të mbytjes.

KOHA JONË SONDAZH

