Vrasja e gjeneralit, Irani lëshon urdhërin e dytë: Të arrestohet Donald Trump
Irani nuk ka qetësi. Së fundmi ka lëshuar urdhërin e dytë për arrestimin e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, lidhur me vrasjen me dron të gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Irani kërkon ndihmën e Interpolit për ndalimin e disa zyrtarëve të tjerë në SHBA. Sipas ”Daily Mail”, Irani ka kërkuar nga organizata ndërkombëtare e policisë për të arrestuar Trumpin dhe 48 zyrtarë të tjerë amerikanë të identifikuar që kanë luajtur rol në vrasjen e gjeneralit të lartë Qassem Soleimani vitin e kaluar.
Në qershor të vitit të kaluar Irani lëshoi urdhërin e parë për arrestimin e Trump dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë të Uashingtonit, duke thënë se ata ishin përgjegjës për ”vrasje dhe terrorizëm”. Interpoli e refuzoi atë kërkesë me arsyetimin se policia ndërkombëtare nuk përfshihet në politikë.
Provokimi më i fundit nga Irani pasi rriti pasurimin e tij të uraniumit të hënën në nivele të shkallës së armëve dhe kapi një cisternë nafte të Koresë së Jugut në Gjirin Persik.
Presidenti Trump urdhëroi një sulm me dron për të vrarë Soleimanin në janar të vitit të kaluar. Irani shpreson që Joe Biden do të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit pasi ai të marrë detyrën në 20 janar, por ekziston frika se tensionet mund të vijojnë ende.