Vrasja e Mahsa Aminit, kakerat ndërpresin edicionin e lajmeve. Mesazhe kundër liderit…
Vrasja e 22-vjeçares, Mahsa Aminit ka shkaktuar një revoltë në Iran, e cila po tregohet me të gjitha format.
Edicioni qendror i lajmeve në kanalin shtetëror të Iranit u ndërpre për shkak të një sulmi hakerash, të cilët shfaqën në ekran mesazhe kundër liderit të vendit.
Një maskë u shfaq për disa minuta në ekran, e ndjekur nga një imazh i liderit suprem Ali Khamenei, i rrethuar nga flakët.
Sulmi kibernetik u mor përsipër nga një grup i quajtur “Adalat Ali” dhe vjen pas protestës së radhës së dhunshme në Iran, ku 3 persona u vranë nga forcat e sigurisë.