Vret veten kuzhinieri më i mirë në botë

Kuzhinieri Benoit Violier, restoranti zviceran i të cilit është shpallur më i miri në botë në muajin dhjetor, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Violier, 44 vjeç, ka udhëhequr restorantin de l’Hotel de Ville in Crissier, pranë qytetit të Lozanës.

Ai ka fituar tre yje Michelin dhe ka dalë i pari në listën e Francës, e cila radhit 1,000 restorantet më të mira në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia zvicerane ka thënë se Violier, i cili ka lindur në Francë, besohet se ka vrarë veten.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vdekja e tij vjen rreth gjashtë muaj pas vdekjes së Philippe Rochat, mentorit dhe paraardhësit të tij në restorantin de l’Hotel de Ville.

Pasi ka punuar në restorant qysh në vitin 1996, Violier e ka marrë atë përsipër së bashku me gruan e tij në vitin 2012.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?