Vritet “babai” i talebanëve
Një klerik mysliman i njohur si “babai i talebanëve”, pasi universiteti i tij ndihmoi në nisjen e lëvizjes islamike, është vrarë në Pakistan.
Sami ul-Haq, universiteti i të cilit “Darul Uloom Haqqania” në Pakistan, nga i cili kanë dalë shumica e udhëheqjes së lëvizjes terroriste afgane, është vrarë të premten, megjithëse nuk jepen shumë detaje.
Djali i tij Maulana Hamidul Haq tha se udhëheqësi fetar ishte therur për vdekje në dhomën e tij në Rawalpindi, njoftoi gazeta pakistaneze Dawn.
Por nipi dhe një deputet, thanë se sulmuesit e panjohur qëlluan të premten klerikun e shquar.
Ata thanë se i ndjeri po vizitonte kryeqytetin Islamabad këtë javë, por disa media vendase thanë se Haq ishte në qytetin fqinj të Rawalpindi, kur u qëllua dhe u vra.
Policia tha se ata kanë transportuar trupin e Haqut në një spital dhe oficerët po hetojnë rastin.
Yousaf Shah, zëdhënësi i Haq, tha se identiteti dhe motivi i sulmuesit nuk dihen.
Vdekja e tij vjen në një moment të turbullt në Pakistan, pasi mijëra njerëz kanë dalë në rrugë këtë javë për të protestuar kundër lirimit të një gruaje të krishterë të akuzuar për blasfemi, pasi ka ofenduar Profetin Muhamed.
Universiteti Darul Uloom Haqqania i klerikut në Pakistan – i quajtur ndryshe Universiteti i Xhihadit – ndihmoi për nisjen e lëvizjes së Talebanëve dhe shpesh përshkruhet si inkubatori për islamistët radikalë.
KOHA JONË SONDAZH

