Vritet gazatari sirian, po raportonte për ISIS

 

Lufta në Siri nuk kursen as gazetarët. Gazetari sirian Vasim al Nukari është vrarë teksa  po raportonte për një aksion të ushtrisë kundër militantëve të ISIS-it, ka bërë të ditur agjencia SANA.

Në njoftim thuhet se gazetari 38 vjeçar është vrarë në lindje të krahinës Homs.

Swiss Digital Desktop Reklama

Al Nukari ka punuar në televizionin sirian disa vjet, ndërsa jo shumë moti ka filluar të punojë si reporter i luftës për forcat e armatosura, transmeton AP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri i Sirisë Vael al Halki ka deklaruar se gazetarët janë partnerët e vërtetë të ushtrisë kundër forcave terroriste.

Operacioni ushtarak kundër militantëve të ISIS-it është duke vazhduar në Mahin dhe Havarin në krahinën Homs

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?