Vritet në moshën 20-vjeçare reperi i famshëm (VIDEO)

Reperi amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme, është vrarë në moshën 20-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në jug të Floridës ditën e hënë, kur një person e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia thotë se XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital përpara se të ndërronte jetë. Mësohet se reperi po dilte nga një koncesionar motorësh, kur dy persona të armatosur iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi.

Të dyshuarit, të cilët mendohet se kërkonin ta grabisnin, u larguan me një SUV me ngjyrë të errët. 20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
XXXTentacion Shot in Miami and Witnesses Say No Pulse | TMZ

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?