Vritet nga ish e dashura, detaje tronditëse nga vrasja e aktorit turk

Ngjarja tragjike në fund të gushtit, ku mbeti i vrarë aktori i njohur Vatan Sasmaz në një prej hoteleve luksoze në Beshiktash, nga ish e dashura, Filiz Aker, ka zhvillime të reja tronditëse.

Lajmi që shokoi të gjithë botën e ekranit dhe atë të artit në Turqi ka marrë edhe një përgjigje zyrtare nga ekspertiza ligjore. Kështu, autopsia e ish-modeles Filiz Aker, e cila vrau edhe veten pas vrasjes së Vatan Şaşmaz, ka përfunduar.
f65337231c0539904a97c831472e182e
Sipas “Bordit të Ekspertizës Kimike”, që kanë shqyrtuar indet dhe mostrat e gjakut të marra nga ish-modelja Filiz Aker, rezulton se gjaku ka pasur përqindje të lartë alkooli, përzier me ilaçe të forta që jepen vetëm në recetat e të sëmurëve psikikë. Një raport i detajuar i autopsisë është dërguar në prokurori për të vijuar hetimet.

Për ish-modelen flitej se prej vitesh kurohej nga probleme të rënduara psikologjike, por dashuria e sëmurë që ushqente për Vatan Şaşmaz i kushtoi edhe vetë jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç mësohet nga mediat turke, bashkëshortja e 43-vjeçarit Sasmaz, Yasemin Adali, është në javët e fundit të shtatzënisë. Sasmaz dhe Adali u martuan në vitin 2015. Hurriyet.com shkruan se aktori dhe personazhi i njohur televiziv e ka mësuar gjininë e foshnjës në muajin e pestë të shtatzënisë, vetëm një ditë para se të vritej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?