Vritet refugjati në kufirin greko-maqedonas
Refugjatët, ende po vuajmë nga ikja nga vendet e tyre, për një të ardhme më të mirë. Por situata nuk është pak pozitive sa ata kanë pritur. Refugjatët, çdo ditë përballen me vështirësitë, si nga ana e përmbytjeve që atyre ju ndodh, kur lëvizin me varka në det të hapur si dhe nga mospranimi nga vendet e Europës. Një ngjarje e tillë, ka ndodhur dhe në kufirin greko-maqedonas, ku një refugjat ka mbetur i vrarë. Dy të tjerë kanë mbetur të lënduar nga një përleshje mes një grupi refugjatësh në kufirin greko-maqedonas.
Kjo vdekje vjen pasi policia dhe refugjatët e bllokuar u përleshen për të dytën herë. Me vendimin e Maqedonisë për të mos pranuar refugjatë dhe emigrantë që nuk vijnë nga zonat e luftës, është tensionuar situata në mënyrë të vazhdueshme mes policisë dhe refugjatëve të ngecur në kufirin me Greqinë. Viktima i cili besohet të jetë me origjinë marokene ka pësuar elektroshok kur ka tentuar të ngjitet në një vagon teni, i parkuar nën linjat e tensionit të lartë afër kufirit, ka thënë një zëdhënës i policisë greke.
Ai ka prekur kabllot e tensionit të lartë. Të tjerë refugjatë e kanë marrë trupin e tij dhe kanë filluar të protestojnë drejt kufirit duke thirrur ‘Allahu Akbar’, gjersa policia greke është detyruar të përdor gaz lotsjellës për të ndaluar atë. Hekurudhat janë të bllokuara me ditë të tëra.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

