Vritet shefi i Financave të ISIS
Shefi i Financave të të ashtuquajturit “Shtet Islamik” është vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi u konfirmua sot nga zëdhënësi ushtarak i SHBA-ve.
Kështu, Muwaffaq Mustafa Mohammed al-Karmoush, i njohur ndryshe si Abu Salah, si dhe dy udhëheqës të tjerë të lartë të grupit xhihadist janë vrarë pas sulmeve që kanë ndodhur “përgjatë javëve të fundit”. Megjithatë, asnjë detaj tjetër nuk është dhënë mbi këtë çështje.
Abu Salah ishte përfshirë në listën e antiterrorizmit të Thesarit amerikan, ku përcaktohen individët ndaj të cilëve vihen sanksione ekonomike. Në listë, ai figuron si një shtetas iraken, i lindur më 1973-shin.
Ai rezultonte si “njëri prej personave më të lartë në hierarki dhe me më shumë eksperiencë” mes rrjetit financiar të grupit ekstremist.
KOHA JONË SONDAZH

