Vr*sjet në shkollë, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë shtizë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka nënshkruar një dekret presidencial në nder të viktimave të të shtënave të sotme në një shkollë në Minesota të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, presidenti i cili i përshkruan të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ka urdhëruar gjithashtu që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë.

Flamujt në ambasadat, bazat ushtarake dhe anijet amerikane do të ulen gjithashtu në gjysmë-shtizë. Urdhri do të mbetet në fuqi deri në perëndim të diellit, më 31 gusht 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?