Vuçiç i ankohet botës: Kosova ka mjaft ushtarë në ISIS

Kryeministri i Serbisë, Aleksadar Vuçiç , gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar që shteti i tij refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës, dhe është i vendosur në gjetjen e një zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndër të tjera, Vuçiç  ka thënë që duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj Serbia jo vetëm që mbron ligjet ndërkombëtare, ofron siguri dhe paqe internacionale, ajo gjithashtu mbron edhe identitetin historik kombëtar. Ndërsa veprimet e njëanshme rrezikojnë paqen dhe rregullin ndërkombëtar, veçanërisht duke nxitur situatë të njëjtë tek shtetet që janë duke u përballur me shkëputje të tilla.

Për më tepër, ai ka deklaruar që Kosova po përballet me problemin luftërave të huaja duke thënë që krahasuar me popullatën Kosova ka mjaft ushtarë prezentë në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vuçiç  gjithashtu kërkoi edhe rikthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi, , njofton Klan Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës cilësoi si të nevojshëm për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?