”Vuçiç na kërkoi falje”, Kovaçevski qetëson maqedonasit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski në Athinë, është treguar i gatshëm t’i kërkojë falje popullit maqedonas nëse ndihet i ofenduar me ndonjë deklaratë nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se diskutoi me Vuçiç keqkuptimet në lidhje me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Beogradin me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kovaçevski tha se vetë Vuçiç është treguar i gatshëm t’i kërkojë falje popullit maqedonas nëse ndihet i ofenduar me ndonjë deklaratë nga Beogradi zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Folëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe nëse ndonjë qytetar maqedonas është ofenduar nga ndonjë mesazh i shtetit serb, ai personalisht do t’i kërkojë falje”, ka shkruar Kovaçevski, krahas një fotoje me Vuçiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?