Vuçiç paralajmëron fundin e mandatit, akuzon opozitën për “Maidan”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore, la të kuptohet se fjalimi i tij i fundit mund të jetë afër, duke deklaruar se ky ishte me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit, dhe ndoshta edhe i fundit, në postin e kreut të shtetit. Kjo deklaratë sugjeron mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme presidenciale në vitin 2026, duke hapur diskutime mbi të ardhmen e tij politike.

Kjo vjen në një kohë kur Vuçiç ka pranuar tashmë kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve, të cilët kanë protestuar për muaj të tërë nëpër Serbi, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri, 2026. Nisma për mbledhjen e nënshkrimeve nga studentët në mbarë vendin, e cila kërkonte pikërisht shpalljen e këtyre zgjedhjeve, duket se ka gjetur përgjigje nga presidenca.

Vuçiç nuk ngurroi të kritikonte ashpër ata që bllokuan rrugët, duke i akuzuar se kërkonin të krijonin një “revolucion Maidan”, të ngjashëm me atë në Ukrainë, me qëllim zhytjen e vendit në kaos përmes pushtimit të ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas tij, një skenar i tillë do të kishte pasur sukses nëse nuk do të kishte ekzistuar një rezistencë e fortë popullore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, presidenti serb shprehu besimin e tij të palëkundur në fitoren elektorale. “E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat,” theksoi ai. Vuçiç shtoi se zgjedhjet do të shërbejnë për të mposhtur kundërshtarët politikë, të cilët i cilësoi si pa program dhe pa ide në çdo qytet të Serbisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai përmendi gjithashtu se ishin organizuar mbi 25,000 tubime të paligjshme, të cilat kishin bllokuar trafikun dhe kishin tentuar të shkaktonin viktima, duke e lidhur këtë me dëshirën për të krijuar një “Maidan” dhe kaos. Vuçiç theksoi se zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë dhe duke luftuar për qytetarët dhe popullin e Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?