Vuçiç: Perëndimi do t’i heqë Putinit nga duart ”kartën e Kosovës”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se nuk pret një bisedë të lehtë dhe as ndonjë rezultat më 27 shkurt, kur do të ndodh edhe takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Nuk ka bisedime me Kurtin. Ai fillon të flasë për Sllobodan Millosheviçin. Do të bisedohet për Asociacionin sepse unë do të flas për këtë, dhe përfaqësuesit europianë do të duhet ta bëjnë”, u shpreh presidenti serb.
Nga ana tjetër, ai komentoi dhe fjalimet e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Joe Biden, duke thënë se nuk dëgjoi nga asnjëri fjalën paqe. “Perëndimi do të dëshirojë t’ia heqë Putinit nga duart ”kartën e Kosovës””, tha Vuçiç, i cili shtoi se pret një presion të shtuar nga ndërkombëtarët për t’i vendosur sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.