Vuçiç: Qeverinë e re serbe e bëj unë, jo Putin
Pas zërave se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përfshihet në formimin e koalicionit të Qeverisë së re të Serbisë, është Aleksandar Vuçiç, i cili ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se qeverinë e re të Serbisë do ta bëjë vetë dhe jo Putini.
“Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj unë dhe jo Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, ka deklaruar Vuçiç.
“Ka të tjerë e jo Putin që dëshirojnë të fusin hundët duke propozuar edhe të preferuarit e tyre për ministra, por nuk do të merrem me këto fontana dëshirash”, ka shtuar Vuçiç, duke shtuar se ai është i interesuar të dëgjojë qytetarët që e kanë zgjedhur dhe askënd tjetër.
“Ne jemi një vend sovran dhe përbërjen e qeverisë do ta përcaktojë vet
Pas zërave se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përfshihet në formimin e koalicionit të Qeverisë së re të Serbisë, është Aleksandar Vuçiç, i cili ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se Qeverinë e re të Serbisë do ta bëjë vetë dhe jo Putin-i.
“Qeverinë e re të Serbisë do ta bëj unë dhe jo Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin”, ka deklaruar Vuçiç.
“Ka të tjerë e jo Putin që dëshirojnë të fusin hundët duke propozuar edhe të preferuarit e tyre për ministra, por nuk do të merrem me këto fontana dëshirash”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se ai është i interesuar të dëgjojë qytetarët që e kanë zgjedhur dhe askënd tjetër.
“Ne jemi një vend sovran dhe përbërjen e qeverisë do ta përcaktojë vet”.
Këto deklarime Vuçiç i ka bërë të premten, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresiste Serbe, ku shpjegoi edhe vizitën e tij të paplanifikuar në Moskë.
“Për Presidentin Putin kam respekt të thellë dhe ai nuk po bënë presion mbi mua. Ai është i sjellshëm dhe me mirësjellje edhe kemi biseduar ku nuk është përmendur asnjë parti”, ka thënë Vuçiç.
“Unë nuk flas me Putinin për çështje partiake, por për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, Serbisë e Rusisë”.
”.

KOHA JONË SONDAZH