Vuçiç: Sulmi ndaj meje ishte i organizuar
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic para pak castesh në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministria në Beograd, ka thënë se serbët nuk duhet të ndjehen të nënçmuar pas sulmit në Potoçari.
Ai ka thënë se është munduar të sillet me përgjegjësi dhe ta prezantojë sa më mirë vendin, që sipas tij, ‘serbët gjithmonë kanë ditur ta bëjnë”.
Vucic ka treguar se si ka ndodhur sulmi ndaj tij. “Posa kam dalë nga fabrika e akumulatorëve, një grup i organizuar i tifozëve ka filluar të më fyej dhe të bëjë thirrje për vrasjen time. Pas vendosjes së luleve, dhe largimit nga aty ka filluar sulmi i organizuar ndaj meje, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim timin dhe njerëzve të mi”, ka thënë ai, duke falënderuar, siç ka thënë “djemtë e tij që e rrezikuan jetën për të më mbrojtur”.
“Unë ju kam thënë atyre që më sulmuan, se pse e bëjnë një gjë të tillë. Unë nuk jam fajtor, unë u kam ofruar dorën e pajtimit boshnjakëve dhe këtë do të bëjë edhe në të ardhmen”, ka thënë kryeministri serb derisa është përcjellë me duartrokitje në konferencë, transmeton Indeksonline.
KOHA JONË SONDAZH

