“Washington Post”: ISIS ka hyrë në Ballkan

 

"ISIS ka hyrë në Ballkan”. Ky konfirmim jepet nga media e njohur ‘Washington Post’, e cila u referohet informacioneve të shërbimeve të inteligjencës, sipas të cilave, “Shteti Islamik" (ISIS) mund t’ia ketë vërë syrin mundësisë së infiltrimit dhe destabilizimit të Ballkanit. 

Kështu, një burim citohet t'i ketë thënë 'Washington Post'-it se inteligjenca kroate ka identifikuar një lider të mundshëm të ISIS­-it, që është vendosur në Kosovë e Bosnjë­-Hercegovinë dhe ka nisur të organizojë shumë luftëtarë islamikë, që janë larguar nga Ballkani për t’iu bashkuar Shtetit Islamik ose Frontit “Al­Nusra” të “Al­Qaidas” në luftën e Sirisë dhe në Irak dhe tani janë kthyer në vendlindje.

“Kemi identifikuar një lider të mundshëm për rajonin dhe po monitorojmë luftëtarët xhihadistë që po kthehen në Ballkan, dhe ka për çka të shqetësohemi”, deklaron zyrtari.

Por shqetësimet janë rritur edhe më shumë për shkak të krizës së refugjatëve që po përhapet gjithandej Europës, por zyrtarët e sigurisë në Ballkan shqetësohen se një celulë e fjetur e ISIS-­it do të mund të kthehet në rajon e maskuar me refugjatë sirianë që kërkojnë azil.

Zyrtarët kanë theksuar se një video që është shfaqur në qershor nga krahu i propagandës së ISIS-­it ka treguar dhjetëra luftëtarë nga Ballkani në Siri dhe janë kërcënuar me xhihad në Ballkan.

 Shërbimi për Kërkime i Kongresit ka sjellë një pasqyrë më të gjerë këtë pranverë, duke pretenduar se 330 luftëtarë të ISIS-­it në Siri janë nga Bosnja, 100 deri 150 nga Kosova, 90 nga Shqipëria, 50 deri në 70 nga Serbia dhe disa dhjetëra nga Maqedonia. Teksa rreth 50 luftëtarë besohet se janë vrarë në fushëbeteja, dhe rreth 100 të tjerë janë kthyer në vendet e lindjes në Ballkan. 

SHKARKO APP