FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Website parashikon se cilat yje botërorë do të ndërrojnë jetë gjatë 2017

Një faqe interneti ka parashikuar edhe më shumë vdekje të të famshmëve gjatë vitit 2017, me emra të mëdhenj, duke përfshirë edhe Mbretëreshën e Britanisë në listë.

Faqja “DeathList.net” ka publikuar emrat që ata mendojnë se do të ndërrojnë jetë kjo pas sëmundjeve që ata kanë. Vitin e kaluar, kjo faqe parashikoi saktë 12 të vdekur të famshëm, duke përfshirë Muhammad Ali, Liz Smith, Fidel Castron, Nancy Reagan dhe Zsa Zsa Gabor.

Këtë vit, ata besojnë se Mbretëresha do të ndërrojë jetë pasi shëndetin i saj është rënduar. Mbretëresha mendohet se është në gjendje jo të mirë fill gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Burri i saj Prince Phillip, që gjithashtu vuan nga një i ftohtë i rëndë, është i përfshirë në listë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ikona të tjera të dashur britanikë që përfshijnë yllin televiz Bruce Forsyth dhe fituesin e Kupës së Botës Nobby Stiles, i cili është diagnostikuar me kancer të prostatës, janë pjesë e listës. Lista përfshin edhe aktorin Kirk Douglas, themeluesin e Playboy, Hugh Hefner si dhe diktatorin Robert Mugabe, ish-Papën e Benedikt XVI si edhe ish-presidentët e SHBA-së, Xhimi Karter dhe George Bush.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loja që nisi në vitin 1986, si një bast në një bar në Universitetin e Warwick pas vdekjes së aktorit Cary Grant. Faqja e internetit shpjegon se: “Një ekip doli me një listë të 31 yjeve dhe vetëm një prej tyre ndërroi jetë. Megjithatë, me kalimin e viteve arti i përzgjedhjes është shndërruar në një shkencë”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?