Wikileaks: Presidenti i ri i Brazilit, informator i CIA-s
Presidenti i ri i përkohshëm i Brazilit, Michel Temer, ka qenë informator i ambasadës amerikane në Brazil, ka zbuluar WikiLeaks. Në një mesazh të postuar në Twitter, WikiLeaks zbulon një dokument që evidenton marrëdhënien mes Temer dhe CIA-s, të dërguar nga São Paulo (Brazil) drejt Komandës Jugore të SHBA, me seli pranë Majamit.
Në kabllogram analizohet situata politike në Brazil gjatë presidencës së Luiz Inacio Lula da Silva dhe shfaqen reflektimet e Temer për opsionet elektorale të partisë së tij për vitin 2006. Në kabllo theksohet se “deputeti Federal Michel Temer, kryetar i Partisë Lëvizja Demokratike Braziliane (PMDB), beson se zhgënjimi publik ndaj Presidentit Lula dhe Partisë së Punëtorëve (PT) ofron një mundësi që PMDB të paraqesë kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2006”.
Në prag të zgjedhjeve të vitit 2006, Temer parashikoi skenarin e një fitoreje të partisë së tij. Ai tha se PMDB do të merrte të merrte shumicën e përfaqësuesve në senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo do të thotë se presidenti i zgjedhur ishte i bindur për fuqinë e PMDB. “Kushdo që fiton zgjedhjet presidenciale do të duhet të vijë tek ne”, tha Temer.
Ajo që është interesante për mbrojtësit e Rousseff është se ambasadorja amerikane në Brasilia që prej 2013, Liliana Ayalde, ishte po ajo që drejtoi misionin diplomatik amerikan në Asunsion, Paraguai, deri pak muaj para grushtit parlamentar ndaj ish presidentit Fernando Lugo më 22 qershor 2012.
Më 12 maj, pas shkarkimit të Dilma Rousseff nga Senati brazilian, nënkryetar i tij, Michel Temer, mori presidencën për 180 ditët e ardhshme. Presidenti i përkohshëm Temer, ish aleat i zonjës Rouseff, i kthyer më pas në armik të saj, bëri betimin e kabintetit të tij. Detyrat kryesore për ekipin e tij janë masat ndaj recesionit të thellë dhe reformimi i sistemit të pensioneve. /DITA
KOHA JONË SONDAZH

