Wikileaks: Qëllimi i vetëm i skandalit “Panama”, të godiste Putinin
Tashmë dyshimeve për krijimin e skandalit me përmasa botërore “Panama Papers”, u shtohet edhe një zë i fuqishëm, Wikileaks.
Sipas saj, qëllimi i gjithë këtij skandali është goditja e Vladimir Putin. Duke aluduar se pas kësaj lëvizje qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo është teza e ngritur nga organizata e Julian Assange.
“Organizata ICIJ ka gazetarë shumë të mirë, por nuk është shembulli më i mirë i integritetit. Ajo është përdorur nga destabilizuesit për të goditur Putin”, shkruan Wikileaks në Twitter.
KOHA JONË SONDAZH

